PR për Bujanoc: Ndërmarrja "Komunalia" injoron kërkesat e qytetarëve
Lokale

PR për Bujanoc: Ndërmarrja "Komunalia" injoron kërkesat e qytetarëve

07.Sep.2015 10:12
0
Këshilli komunal i Partisë Republikane për Bujanoc, ashpër ka reaguar ndaj autoriteteve të Ndërmarrjes Publike "Komunalia", e cila nuk ka ndërmarrë masa për sanimin dhe rregullimin kanalit të bllokuar të ujërave të zeza, të cilat për 24 orë rresht kanë vërshuar rrugën "Vojvoda Stepe Stepanoviqa", në qytetin e Bujanocit.

Përkundër kërkesave të Lulzim Aliut, banor i kësaj rruge, për intervenim nga ana e udhëheqësis  së kësaj ndërmarrjeje, e cila udhëhiqet nga masat e përkohshme, ujërat e zeza vazhdojnë të kundërmojnë një erë të rëndë dhe të padurueshme nga banorët e kësaj lagje, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Partisë Republikane për Bujanoc .

Këshilli komunal i Partisë Republikane për Bujanoc, konstaton se kjo neglizhencë dhe mospërfillje e organeve të përkohshme të NP “Komunalia”, vjen si rezultat i dallimeve partiake, ngase po në këtë rrugë, shumë afër vendit ku ka ndodhur shpërthimi i fekaleve, gjendet edhe shtëpia e kryetarit të Partisë Republikane, Avdil Ramadani.

Sipas kumtesës së Partisë Republikane “NP “Komunalia”, në Bujanoc, ka muaj të tërë që gjobitë konsumatorët e vet, kurse kur vjen në pyetje intervenimi për sanimin e ndonjë avarie, siç ngjet rasti me kanalizimin e bllokuar dhe shpërthimin e ujërave të zeza nga kapaku i lartpërmendur, drejtuesit e komunalisë, paraqiten të shurdhër dhe mospërfillës.

“Po të kishte ndodhur ky rast në rrugën e ndonjë zyrtari të Koalicionit qeverisës i pushtetit lokal, me siguri se intervenimi i NP “Komunalia” do të kishte qenë efikas dhe korrekt”, thuhet në reagimin e Partisë Republikane për Bujanoc, kryetar Avdil Ramadani./Titulli.com/

Leme Xhema e gëzuar që ka ardhur përsëri në Kosovë
Shkolla fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, mësimi i gjuhës serbe problematikë e teksteve joadekuate
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration